Tuesday, August 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLInvestime 'lumë' gjatë merkatos, klubi pretendent pranë shkrirjes

Investime ‘lumë’ gjatë merkatos, klubi pretendent pranë shkrirjes

KF Trepça mund të shkrihet. Kështu raporton “Zëri i Sportit” për klubin e Ligës së Parë të Kosovës. Pavarësisht se ka zhvilluar një merkato fantastike, duket se klubi nga Mitrovica e mbyll këtu rrugëtimin e bukur, por të shkurtër.

Raportohet se duke filluar prej ditës së nesërme, lojtarët do të jenë të lirë për të gjetur një skuadër të re.

Kujtojmë se emrat e afruar ishin cilësorë, duke e kthyer KF Trepçën në një skuadër pretendente për t’u ngjitur në Superligën e Kosovës.

Okseold Sefa, Rudolf Turkaj dhe Jurgen Mehidri janë disa prej emrave që u bashkuan me KF Trepçën gjatë kësaj dritareje merkatoje. Mirëpo, situata është e vështirë, pavarësisht fitores 3-1 përballë Mitrovicës në ndeshjen e parë të kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments