Tirana është në kërkim të një sulmuesi, pasi braziliani Devid Da Silva nuk ka bindur. Shtatlarti, i cili kishte shkëlqyer te Kastrioti, u mor në janar nga kampionët.

Devid shënoi vetëm dy gola në kampionat, në 15 ndeshje të luajtura dhe ishte në shënjestër gjatë ndeshjeve të Europës për finalizimin e dobët. Një ditë më parë sulmuesi nuk ka qenë as në stërvitje dhe raportohet se është pranë largimit nga Tirana. Vetë klubi bardheblu nuk ka bërë ndonjë sqarim për mungesën e tij.

Rasti i Devis da Silves eshte shembulli me i mire qe nje lojtar shpeshhere nuk pershtatet me skuadren e re. Ai beri shume mire kohe me pare tek Kastrioti, por nuk e beri te njejten gje edhe me bardheblute.

Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem. Nuk perjashtohet mundesia qe te qendroje serish ne Superlige sepse kemi te bejme me nje lojtar me aftesi te mira shenuese dhe te tille u mungojne shume skuadrave.