Ka zgjatur vetem 60 minuta ndeshja e vlefshme per Kupen e Shqiperise ne volejboll per femra, ajo ne mes Vllaznise dhe Tiranes, luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat shkodrane nuk kane mundur te bejne asgje, por te pranojne humbjen ne shifrat 0-3, edhe ngaqe ne kete ndeshje kane patur serish mungesen e kapitenes Zhivani te demtuar.
Ekipi mik nga kryeqyteti e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund duke mos i dhene asnje shans vendaseve per te tentuar marrjen e ndonje pike. Seti i pare eshte mbyllur me shifrat 25-16 duke treguar se kjo perballje do te mbyllej shpejt.
Te njejtat shifra do te fiksoheshin edhe ne setin e dyte, nderkohe qe i treti ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme per Vllaznine qe gjendet ne disavantazh 0-8. Gradualisht fillon te reagoje dhe arrin ta ngushtoje diferencen deri ne tre pike, pikerisht ne shifrat 12-15.
Por vetem kaq sepse disa gabime te njepasnjeshme te volejbollisteve kuqeblu, si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm bejne qe Tirana ta fitoje edhe kete set 25-14 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.
Pas 4 ndeshjesh ne Kupe, ekipi i Vllaznise ka arritur vetem nje fitore dhe ka pesuar tre humbje duke mbajtur vendin e trete ne grup, por thuajse me shanse zero per t’u kualifikuar per ne gjysmefinale te ketij kompeticioni./SHKODRA-SPORT.COM/