Java e 15-te e “Abissnet Superiore” do te hapet neser me ndeshjen Egnatia- Vllaznia qe do te startoje ne oren 13.30 ne stadiumin e qytetit te Rrogozhines. Nje perballje qe pritet te jete interesante sepse te dy ekipet do te futen ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar ate.
Nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje nje arbitri te ri. Behet fjale per tropojanin e kolegjiumit te Tiranes Dorjan Maletaj.
Maletaj do te kete ndihmen e asistentit nga Fushe- Kruja Erlind Burgu dhe tiranasit Rejdi Zajmi ndersa arbiter i katert do te jete Daniel Vrapi po i kolegjiumit te Tiranes.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete Enea Jorgji. Ne AVAR do te jete tiranasi Nertil Bregasi. Vezhgues i arbitrave do te jete lezhjani Prek Pjetrushi dhe delegat i FSHF-se Alban Tafaj./SHKODRA-SPORT.COM/