Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur sot qe te hape nje hetim disiplinor per aktet e dhunes ne ndeshjen e femrave Tirana- Vllaznia. Qe do te thote se ne ditet ne vijim do te mbledhin prova nga klubet perkatese por edhe faktore te tjere dhe pastaj per te dale ne nje vendim perfundimtar.
Por nderkohe pjestare te ekipit te Vllaznise ne nje prononcim te bere per emisionin “Piranjat” kane zbuluar nje fakt shume trondites: Ate te perdorimit te lendeve narkotike nga njera prej futbollisteve te Tiranes.
Nje gje e tille eshte deklaruar si nga presidenti Lazer Matija dhe nga kapitenia Esmeralda Franja dhe nese kjo eshte e vertete sigurisht qe eshte diçka e rende. “Keto vajza kane nevoje per t’u bere analiza sepse perdorin gjera qe nuk jane te lejuara ne futboll”- eshte shprehur kapitenia e ekipit shkodran.
Ndersa presidenti ka shkuar me tej duke thene: “Ne gjirin e ekipit te Tiranes ka disa lojtare qe i kam patur ne ekipin tim. I kam larguar pikerisht per shkak te perdorimit te substancave narkotike. Konkretisht po ju them se portieria e Tiranes eshte larguar per kete gje nga Vllaznia dhe sjellja e saj ne ate menyre, mund te kete ardhur edhe nga perdorimi i ketyre substancave”.
Perfaqesuesit e Vllaznise perpos civileve dhe pjestareve te stafit te Tiranes, kane akuzuar per dhune edhe 4 femra, nje prej te cilave eshte edhe portieria e skuadres bardheblu te cilen e akuzojne edhe per perdorim te substancave narkotike./SHKODRA-SPORT.COM/