Dita e sotme na ka dhuruar nje lajm shume te mire per mbrojtësin shkodran, Kevin Haveri. Ai ka firmosur me Torinon në Serinë A, për shumën e 300 mijë eurove. Drejtuesit e kesaj te fundit kishin dite qe ishin ne bisedime me klubin e Riminit qe zoteron kartonin e tij dhe ne fund eshte gjetur akordi.

Por, nderkohe ashtu siç kemi lajmeruar ditet e fundit, ne sezonin e ri ai do të huazohet te skuadra e Riminit në Serinë C italiane deri në qershor të vitit 2023.

Torino prej kohësh ishte në ndjekje të mbrojtësit shqiptar, i cili për herë të parë me Kombëtaren A u grumbullua përballë Estonisë në miqësoren e fundit, por nuk u aktivizua asnjë minutë.

Kevin Haveri eshte shembulli me i mire i nje lojtari qe mund t’i ngjise shkallet nje e nga nje, fale punes dhe perkushtimit. I rritur tek “Albania Ajax School” ne Shkoder, ai luajti deri 19 vjeç me kete ekip dhe me pas u largua drejt Italise me dy synime te qarta: Per te vazhduar studimet e larta dhe per te mos iu ndare futbollit.

E nisi fillimisht tek Mantova, per te kaluar tek Campodarsego ndersa ne sezonin e kaluar iu bashkua Riminit ne Seria D, skuader me te cilen beri mire duke luajtur titullar ne 32 ndeshje dhe duke dhene edhe 4 asiste.

I kane mjaftuar keto paraqitje qe per mbrojtesin e majte te dilte ne skene Torino dhe tashme ai eshte nje lojtar i kesaj skuadre. “Shkodra Sport” i uron edhe sa me shume suksese ketij djaloshi i cili po tregon me se miri talentin e tij edhe ne futbollin italian.