“Forma sportive që po kaloj më bën të shpresoj për një paraqitje të mirë edhe në Europian. Të mos harrojmë se në garën e Ballkanikut kemi qenë 20 sportistë në garë, përfaqësues të 16 shteteve sepse tashmë në këto gara po marrin pjesë edhe shtete joballkanike. Në Europian ndërkohë numri i atletëve pjesmarrëse pritet të jetë 30, çka do të thotë se mjafton përsëritja e rezultatit tim dhe unë mund të futem në zonën e medaljeve. Jam i bindur se mund t’ia dal, madje duke kërkuar edhe rezultat më të lartë sepse mundësitë dhe aftësitë i kam. Emocionet që përjetova në garat e para dy ditëve dhe më pas tek ceremonia e ngritjes së flamurit, ka qenë gjëja më e veçantë e jetës time. Kur këndohej himni, më kapën drithmat e emocioneve sepse ishte diçka shumë e bukur. Shpresoj ta përsëris sërish një sukses të tillë”- ka thënë Kampioni i Ballkanit. Edhe trajneri i tij Vildan Tufi është i lumtur për suksesin e parë dhe beson shumë edhe tek vazhdimësia. “Dikush mund të jetë habitur për këtë sukses të Izmirit por unë jo sepse e shoh çdo ditë në stërvitje dhe i di mundësitë e tij. Jam i bindur se ka për të qenë në mes më të mirëve edhe në Europianin e pas pak ditëve”- është shprehur trajneri që ka nxjerrë shumë kampionë e rekordmenë në garat e kërcimeve por duket se me Izmir Smajlajn po arrin rezultate historike.
www.shkodrasport.com