Friday, June 26, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEATLETIKË/ Më 1 korrik zhvillohet në Shkodër 'Kupa e Ikonave'

ATLETIKË/ Më 1 korrik zhvillohet në Shkodër ‘Kupa e Ikonave’

Shoqata e atletikës Vllaznia vijon të punojë fort dhe në mënyrë shembullore jo vetëm për rritjen e cilësisë sportive, por edhe për nderimin e figurave të këtij sporti në vite. Pikërisht për këtë arsye, javën e ardhshme në Shkodër do të zhvillohet “Kupa e Ikonave”, në nderim të disa prej emrave të shquar të këtij sporti që nuk jetojnë më.

Pra më 1 korrik në orën 17:00, në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” do të zbresin atletët më të mirë të vendit, për të tentuar rezultate pozitive, por njëkohësisht edhe për të nderuar figurat për të cilët organizohet kjo kupë.

Dhe pikërisht emra të tillë si Gëzim Mema, Vildan Tufi, Marije Rranxi, Feti Dizdari, Surri Hoti, Ibrahim Dizdari, Hysni Bebeziqi, Zef Franja, Osman Gruda, Sebije Keraj, Hivzi Kotrri, Rrok Hila, Rasim Kraja, Enver Dervishi, Kujtim Rrjolli, Valbona Teli, Asim Mujaxhi, Llesh Vuksani, Dashamir Sherja e Sokol Hoti.

Nga ana tjetër Shoqata e Atletikës Vllaznia ka vendosur të nderojë me “Mirënjohje” për kontributin e tyre në këtë sport edhe emra të tillë si Artor Mlloja, Ruzhdi Piraniqi, Pjetër Mandi, Gjon Rudi, Ymer Syrjaja dhe Bedri Haxhija.

Një aktivitet që sigurisht ia vlen të ndiqet, për të parë gara shumë të bukura të atletëve më të mirë të vendit, por edhe për të nderuar këto figura të shquara të këtij sporti.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments