Cengiz Under ka vetëm një vit e pak muaj te Roma, por mund të largohet pasi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare europiane.

Në fakt, ai kohët e fundit është përfolur për një transferim te Bayern Munich. Dhe ka qenë pikërisht ish-presidenti i tij te Altinordu, Mehmet Ozkan, ai që ka konfirmuar këto zëra.

“Bayern Munich po e vëzhgon me vëmendjne, dhe ai mund të largohet nëse Roma-s i ofrohet një shifër e kënaqshme,” shprehet Ozkan për takvim.com.tr.

Në moshën 20-vjeçare, sulmuesi turk iu bashkua Roma-s për 14 mln euro. Tashmë çmimi i tij mund të jetë katërfishuar.

Raportohet se Bayern mund të ofrojë 60 mln euro për shërbimet e tij, një ofertë që do të jetë shumë e vështirë të refuzohet./telesport/