Bayern Munich arritë të fitonte Bundesliga për herë të 11-të radhazi. Këtë herë ky sukses u arrit vetëm në javën e fundit pas barazimit të Dortmundit. Por, kur gjithçka nga sezoni i kaluar është mbylluar tashmë bavarezët kanë hedhur sytë nga e ardhmja.

Bayer nën drejtimin e Thomas Tuchel do të përgatis një skuadër kompetitive për të arritur tirumfin në Champions League. Dhe ditën e sotme ata kanë bërë me dije largimin e dy futbollistëve që nuk janë pjesë e planëve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Joao Cancelo dhe Daley Blind. Për sa i përket Cancelos, do të rikthet tek Manchester City skuadër që u huazua në merkaton e janarit. Ndërsa për hollandezin Blind pritet të dal një lojtarë i lirë në treg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në Twitter./newsport/