Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern nën akuzë për shkak të fanellës së Goretzka-s

Bayern nën akuzë për shkak të fanellës së Goretzka-s

Bayern Munich është paditur nga UEFA pasi Leon Goretzka ka veshur fanellën e gabuar gjatë humbjes me Liverpool, duke thyer rregullat e sponsorit të kompeticionit.

Goretzka kishte veshur fanellën e Bayern që përfshinte logon e Qatar Airways, përveç sponsorit gjenerat T-Mobile që është përpara.

Sipas nenit 28 të rregullores së fanellave të UEFA-s, lejohet vetëm një sponsor gjatë ndeshjeve të Champions League dhe duhet të pozicionohet përpara fanellës duke mos kaluar limitet 200cm x 200cm.

Mëngët e fanellave të Champions League zakonisht kanë vetëm logon e kompeticionit me fushatën e “Respect” që shihet në çdo bluzë.

Kampionët gjermanë do të dënohen nga UEFA edhe për shkak se tifozët e tyre kanë përdorur fjalë ofenduese kundër VAR.

Çështja do të shqyrtohet nga Trupi i Etikës dhe Disiplinës në UEFA më 16 maj./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments