Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka gjetur mënyrën më të mirën për të inkurajuar përfaqësuesen për të siguruar kualifikimin historik në kampionatin europian të 2020-ës.

Sot ai takoi lojtarët në stadiumin “Fadil Vokrri” duke u garantuar mbështetje morale dhe shpërblim prej 1 milionë € nëse realizohet ëndrra e pjesëmarrjes n një turne zyrtar ndërkombëtar për përfaqësuesen e re.

Para se të nisë fushatën për kualifikim në EURO 2020 me Bullgarinë në 24 mars, skuadra e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do të kryejë një sprovë në 21 mars me Danimarkën. Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”./newsport/