Zinedine Zidane dhe Florentino Perez po përgatisin revolucionin te Real Madrid. Sipas asaj që bën me dije “Sportmediaset”, mund të ketë shumë lamtumirë në verë nga madrilenët,q ë mund të shkojnë deri në nëntë.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi i madh spanjoll janë emrat e Marselos, Iskos, Bejlit, Navasit, Sebajos, Markos Lorente, Valverde, Mariano Diaz dhe Valejo.

Ndryshon situata për Marko Asension, i cili është gati të kthehet protagonist absolut në sezonin e ri me trajnerin Zidanë. Por kuptohet që nuk mungojnë objektivat për fuqizimin e ekipit. Emrat më të lakuar janë Mbape, Hazard, Pogba, Eriksen dhe Kejn. Kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë për Realin./Vipsport/