Artan Mërgjyshi, trajneri me shumë eksperiencë, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë në ekipet e Dinamos, Besës, Apolonisë, Laçit e Bylisit, aktualisht në rolin e drejtorit teknik te blutë, tregon ndeshjen në Shkodër, por flet edhe për projektin e rikthimit të skuadrës në Superiore për sezonin e ardhshëm:

“Vllaznia ka më shumë cilësi dhe lojtarë që janë ekspertë në këtë kategori. Ne dhamë maksimumin, krijuam raste dhe mund të shënonim. Vllaznia e meritoi fitoren, por pati edhe kontestime. Në lojë nuk duken qartë”.

Kontestimet
“Po t’u hysh episodeve ka një penallti për lojtarin tonë që është tërhequr dhe mbajtur gjatë në zonë nga lojtari shkodran. Kampionati ka marrë rrugën e vet dhe Vllaznia po ja bënë edhe më të lehtë vetes rikthimin në elitë. Ne e kishim vlerësuar ndeshjen dhe nuk tolerojmë në kampionat”.

E ardhmja
‘Po shohim se në çfarë gjendje janë lojtarët që ne kemi. Zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë. Duam ta dimë se sa lojtarë të gatshëm kemi për sezonin e ardhshëm ku synimet tona do të jenë madhore. Kemi bërë një paraqitje pozitive, sidomos në lojë dhe jo rezultat.

Jemi mbrapa pasi të gjithë presin shumë nga Dinamo. Besoj se gradualisht Dinamo do të jetë e aftë që të rikthehet aty ku i takon”, – tha Artan Mërgjyshi, drejtori teknik i skuadrës së Dinamos./vipsport/