Vazhdon seria perfekte e Bayern në Bundesligë, që mposhti Borussia Monchengladbach 3-0 në ndeshjen e javës së 8-të, duke u ngjitur në 24 pikë.
Ndeshja filloi një çerek ore me vonesë, pasi problemet e trafikut vonuan mbërritjen e autobusit bavarez në stadium. Megjithatë, kjo pengesë e papritur nuk e zvogëlon përqendrimin e të besuarve të Kompany, që brenda sekondave krijuan shansin e tyre të parë me anë të Luis Diaz.
Situata u bë e vështirë për skuadrën vendase ndërsa Castrop u ndëshkua me karton të kuq me ndërhyrjen e VAR. Megjithatë, bavarezët arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm në pjesën e dytë me anë të Kimmich 64’, ndërsa Guerreiro dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë. Ndërsa Stöger 75’(Borussia Monchengladbach) gaboi nga pika e penalltisë, Karl 81’ vulosi fitoren e bavarezëve, 3-0.
Kështu, Bayern bën tetë nga tetë në ligë dhe mbetet në krye të tabelës me një total prej 24 pikësh. Monchengladbach mbetet në fund me tri pikë.







