Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern ul kostot, vendos largimin përfundimtar të titullarit

Bayern ul kostot, vendos largimin përfundimtar të titullarit

Leon Goretzka kërkon të rinovojë me Bayern. Ai identifikohet plotësisht me klubin bavarez dhe ka treguar mjaftueshëm karakter duke u përpjekur gjithmonë të fitojë vendin e titullarit, që e humbi vitin e kaluar (kryesisht).

Mediat gjermane raportojnë se mesfushori gjerman e ka njoftuar klubin për qëllimet e tij. Kontrata i mbaron në qershor dhe ai do rinovimin. Bayern e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares gjermane, por paga e tij e lartë është problematike për financat e klubit.

Goretzka paguhet 16-17 mln euro bruto në vit. Bayern ka vendosur që t’u besojë të rinjve si Pavlovic dhe Bischof, kështu që pritet një lamtumirë në verë.

Për yllin e Bayern kanë shfaqur interes disa klube angleze, por ende nuk ka lajme më konkrete./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments