Nje shkodran shenon dhe i prish pune nje tjeter shkodrani. Erald Çinari me golin e shenuar pasditen e sotme i ka dhene fitoren 1-0 Partizanit ndaj Laçit te Armando Cungut.

Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0, duke thyer “mallkimin” e rezultateve negative në “Air Albania”. Një fitore tepër e rëndësishme ndaj një rivali të drejpërdrejtë për garën në zonën Europiane.

Goli i Erald Çinarit në minutën e 11-të, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Sormanit, e cila arriti ta menaxhonte mjaft mirë këtë epërsi.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Armando Cungut, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi për kampionët në fuqi të Superiores të cilët ngjiten në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit.

Sfidën e radhës Partizani do ta luajë në transfertë ndaj Bylisit sfidën e radhës të kampionatit, ndërkohë që Laçi do të presë Flamurtarin.

FT: PARTIZANI – LAÇI 1-0

Çinari 11′