Trajneri i Laçit Armando Cungu konsideron mungesën e pjekurisë si faktor për humbjen e sotme përballë Partizanit me rezultatin 1-0.

Për “Supersport”, tekniku shkodran theksoi se kurbinasit e dominuan ndeshjen dhe meritonin barazimin, ndërsa theksoi se Laçi duhet të tregohet ambicioz që të mbrojë vendin e tretë kampionat, por dhe të renditet më lart. Për Cungun, kjo ndeshje ishte një “dhuratë” për Partizanin.

“Konstatimi është idrejtë. Që nga momenti që kam marrë Laçin, mora një ekip që ka dominuar. Një mungesë përqëndrimi te goli. Është një dhruatë që i bëjmë ekipit kundërshtar. Pësojmë një gol të pavëmendshëm.

Nuk patëm qetësinë e duhur. Lushkja dhe Nuabeze mund të shënonin po të ishin të përqëndruar. E domionuam rivalin. Një pikë do të ishte e pranueshme. Keqardhja është e madhe. Të humbësh në këtë mënyrë është e hidhur.

Lojtarët motivohen vetë. Ndeshjet me ekipet e dorëzuara që luajnë lirshëm. pa objektiv bëhet shumë e vështirë. Nuk kemi asnjë alternativë përveç fitores.

Natyrshëm do të vazhdojmë luftën. Ka një ambicie të mabnjmë vendin e tretë. Do të thotë shumë vendi itretë. Pse të mos synojmë dhe më sipër kur janë dhe 5 javë. Duhet të piqemi më tepër dhe të kemi më personalitet. Duhet më pjekuri për të menaxhuar lojën.

Besoj me atë që pashë. Me Kukësin nuk pushuam për 90 minuta. Në pjesën e dytë një ekip bie pjesën e dytë. Kundtërshtari nuk doli nga gjysmëfusha e tij. Më hsumë I mëshoj për pjekuri që të fitojë personalitetin e duhur”, deklaroi Cungu.