Kategoria e Parë vijon të jetë problematike, me acarimet në fushë që janë të pashmangshme.  Dinamo barazoi 1-1 me Tërbunin (Hysa 31′, Selenica 74′) , ku për hir të së vërtetë, vetëm rezultati ishte i ”paqtë”.  

Në fund të pjesës së parë, atëherë kur kryeqytetasit po triumfonin 1-0,  te Tërbuni kanë pakënaqësi për arbitrimin.  Bëhet fjalë për një penallti të padhënë, e cila për pukjanët u mohua padrejtësisht. 

Hyseni (Tërbuni) humbi toruan dhe ”kërkoi” fajin tek lojtarët e Dinamos. Arbitri Cjapi nuk mund të lejonte situatën të degradonte, kështu që  ndëshkoi me të kuq futbollistin në fjalë.  

Kaosi sapo kishte filluar pasi tashmë kemi ”tre aktorë” në fushë: Arbitri dhe futbollsitët e të dyja ekipeve. 90 minutëshi u mbyll nën tension, me skuadrat që duhen të pajtoheshin me atë çfarë dhanë në fushë.

Ky barazim perveçse Terbunit, i ka shkuar shume per shtat edhe Veleçikut, skuader kjo qe po rivalizon me to dhe ndarja e pikeve nga keto dy ekipe, ka gezuar koplikasit qe vazhdojne te jene mbi ta ne renditje.