Ditet kalojne dhe “ethet” e zgjedhjeve lokale tashme kane filluar t’i perfshijne te gjithe. Hapi i pare ka qene shpallja e listes perfundimtare per kandidaturat e kryetareve te ardhshem te Bashkive dhe po ashtu edhe listat e keshilltareve bashkiake.

Pjese e ketyre te fundit jane natyrisht edhe njerez te sportit. Keshtu ka ndodhur edhe ne Lezhe teksa listen e keshilltareve te koalicionit “Bashke Fitojme” e kryeson zevendespresidenti i Dinamos dhe njekohesisht presidenti i Akademise “Shenkolli”, Kristjan Gjidodaj.

Kristjan Gjidodaj ne fakt eshte nje emer i njohur ne politiken lokale te Lezhes, pasi ka mbajtur me pare dhe postin e Kryetarit te Keshillit Bashkiak.

Gjidodaj konsiderohet si nje faktor mjaft i rendesishem ne elektorat, kryesisht brenda qytetit te Lezhes dhe pozicionimi i tij ne krah te kandidatit Pashk Gjoni eshte nje diçka mjaft pozitive ne favor te ketij te fundit.