Etrit Berisha kërkon të ketë hapësira në lojë dhe për këtë arsye ka paraqitur kërkesën për largim nga Torino.

I pyetur në lidhje me lojtarët që kanë dëshirë të largohen, Ivan Juriç është shprehur se njeh vetëm situatën e Berishës.

Trajneri i Torinos ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Fiorentinën, ku ka qartësuar se portieri shqiptar dëshiron të luajë dhe se është e vetmja çështje që kërkon në zgjidhje në skuadrën e tij.

“Ne kemi vetëm situatën e Berishës, për të tjerët jeni në rregull.

Berisha dëshiron të luajë, është e vetmja situatë që njoh. Ka pasur situata të tjera, por me dëmtimet gjërat ndryshuan.

Nëse Berisha largohet, si do të bëhet? Nëse ndodh, çështja do të trajtohet. Ne kemi besim te Gemello, por nuk kemi marrë një vendim”, ka deklaruar Ivan Juriç.