Vllaznia U17 eshte kualifikuar sot paradite per ne gjysmefinale te kampionatit teksa ka mundur 3-2 njerin prej ekipeve pretendente per titullin kampion, Shkendine e Tiranes.

Kuqeblute e trajnerit Bizi kane udhehequr qe ne pjesen e pare me rezultatin 3-0 fale tre golave te shenuar nga i njejti lojtar, sulmuesi Alesio Perloshi.

Duket se kjo ka qene dita e tij sepse perveç golave, sulmuesi shtatelarte ka bere gjithçka mire duke qene kesisoj edhe lojtari i ndeshjes dhe ka marre edhe vleresimet e te gjithe specialisteve te pranishem ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Nga ana tjeter, pergjegjesi teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri i cili eshte edhe njeriu qe ka kembengulur per ta marre nga Lezha janarin e ketij viti, duke folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete lojtar, ka edhe nje propozim per drejtuesit e klubit Vllaznia.

“Sot ka qene dita e Perloshit i cili ka meriten e madhe per kualifikimin e Vllaznia U17 ne gjysemfinale. Nje lojtar me shume te ardhme te cilin une do ua propozoj shume shpejt drejtuesve te klubit Vllaznia per te firmosur kontrate profesioniste me te.

I ka te gjithe elementet qe e bejne ate si nje futbollist tek i cili duhet t’i hedhim syte. I gjate 1.87 metra, luan mire me koke por luan po aq mire edhe me te dy kembet. Ka personalitet dhe luan ne te gjithe pozicionet ne repartin e sulmit.

Perpos te gjithe ketyre elementeve, eshte edhe endrra e tij per te veshur fanellen e Vllaznise me te cilen ka luajtur edhe i ati, Leonard Perloshi, ajo qe duhet te na ngacmoje ne te gjitheve te mos e leme kete lojtar te na largohet, siç ka ndodhur me disa te tjere”- ka thene Neziri ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport”.
www.shkodrasport.com