Luftetari i Gjirokastres me shume mundesi nuk do te jete ne kategorine e pare sezonin e ardhshem. Kur ka mbetur edhe vetem nje jave deri ne perfundimin e kampionatit te kategorise se dyte, shanset per skuadren e drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi jane shume te pakta. Kjo sepse ajo e humbi shansin e madh ne perballjen direkte ndaj Pogadecit luajtur fundjaven qe shkoi ne Gjirokaster dhe u mbyll ne barazim 1-1.

Nje nga problemet e medha te skuadres se Luftetarit jo veten ne kete ndeshje, por edhe gjate gjithe fazes se dyte ka qene forca konkluduese. Dhe pikerisht ne kete aspekt, duket nje çudi e madhe huazimi ne merkaton e dimrit tek ekipi i Delvines i sulmuesit shkodran Angjelo Radovani.

Nje levizje e pamenduar mire nga drejtuesit e Luftetarit dhe qe i ka bere ata tashme “te pendohen’, por padyshim qe eshte vone. Radovani ne fakt ka arritur t’i tregoje vlerat e tij me te mira tek skuadra e Delvines ku ne 9 ndeshje me te cilen ai luajti me fanellen e saj, shenoi 7 gola.

Nje shifer e larte, qe tregon se sulmuesi shkodrane do t’i kishte bere shume pune Luftetarit ne perpjekjet e tij per t’u ngjitur ne kategorine e pare. Megjithate tashme eshte shume vone.

Nderkohe, paraqitjet e mira qe Radovani ka bere me ekipin e Delvines kane bere qe ne adrese te tij te fillojne qe tani kerkesat nga disa ekipe, por lojtari dhe menaxheri i tij Bruno Dodi nuk duan te nxitohen. Vera eshte prane dhe me siguri qe ajo do te jete “e nxehte” per futbollistin e dale nga Akademia Vllaznia./www.shkodrasport.com/