Vllaznia nuk e ka konkretizuar rritjen e saj me pikë në renditje, por po vendos rekorde negative në sezonin aktual. Mjafton të përmendim që kuqeblutë kanë 7 ndeshje rradhazi pa fituar.

Ajo që duket si e pabesueshme në këtë ecuri të Vllaznisë lidhet me faktin se si kjo skuadër nuk fiton. Përtej brishtësisë së kuqebluve në sulm dhe në tërësi si skuadër, është e vështirë të shpjegohet humbja apo barazimet në disa ndeshje, ku kundërshtari nuk bën asgjë.

Edhe në këto ndeshje Vllaznia nuk fiton! Kuptohet që fati ka pjesën e vet në gjithë këtë histori, por nuk e justifikon këtë lloj “hipnotizimi” në kaq shumë ndeshje.

Janë pikërisht këto ndeshje, që e sollën situatën deri këtu, që në fillim të sezonit askush nuk e mendonte, por ja që ky tashmë është realiteti dhe duhet pranuar.
Maringlen ZHIVANI