Djelmnia Shkodrane U17 është ndalur sot nga Akademia e Futbollit, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive Zmijani. Nje rezultat ky qe i rendon edhe me shume pozitat e kesaj skuadre ne renditje.

Pjesa e parë është shoqëruar nga disa raste shënimi për të dy ekipet, megjithatë ka qenë Akademia e Futbollit që ka shënuar e para, në minutën e 30-të me anë të Gjokës. Për rrjedhojë, pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 në favor të Akademisë së Futbollit.

Në pjesën e dytë, Djelmnia Shkodrane U17 bën përpjekje për të gjetur rrugën e golit, por ata nuk kanë shënuar sërish. Ndërkohë, në minutën e 71-të, Stafuka do të shënonte golin e dytë për kryeqytetasit e Akademisë së Futbollit.

Përfundimisht, 0-2 për miqtë, të cilët ngjiten në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Djelmnia Shkodrane U17 mbetet në shifrën e 11 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e parafundit në renditje.
Maringlen ZHIVANI