Kemi shkruar e folur shpesh per historine e mundjes shkodrane, per emrat e shquar te ketij sporti qe kane nderuar Vllaznine, Shkodren dhe Shqiperine dhe padyshim qe te gjithe ata e kane merituar kete gje dhe ne duhet te vazhdojme ta bajme.

Por rastesia dhe hapja e arkives se fotove te “Shkodra Sport”, na nxorri perpara kete foto e cila ka te beje me kampionin e fundit te ketij sporti, Qamil Bajramin. Ai eshte ne foto me dy trajneret e tij Nazmi Elezin dhe Dedë Bregun.

Eshte bere perpara Bashkise Shkoder, menjehere pas ceremonise se shpalljes se “10 sportisteve me te mire te vitit 2014 te SK Vllaznia” ku dhe ai ishte fitues.

Qamil Bajrami eshte dy here kampion i Shqiperise ne mundjen e lire, pikerisht ne vitet 2014 dhe 2016 duke konkurruar ne peshen 74 kg. Ne vitin 2014 vleresohet njekohesisht si mundesi me i mire i kampionatit. Do te zinte vendin e pare ne turneun nderkombetar “Adem Jashari” te zhvilluar ne Kosove ne vitin 2016, nderkohe qe nje vit me pas do te fitonte edhe Kupen e Shqiperise.

Por ne kulmin e karrieres se tij, pikerisht ne vitin 2017, kur ishte vetem 24 vjeç, ai vendos t’i jape fund karrieres sportive duke zgjedhur te largohet nga Shqiperia per te emigruar ne Europe. Ky eshte nje nga shembujt e hidhur te realitetit te sportit shqiptar ku shume sportiste kampione u detyruan ta braktisin pasionin e tyre te madh sepse ne kete vend nuk shohin asnje lloj perspektive.
Gjergj KOLA