HomeKRYESOREBayerni ia del të barazojë në 'Emirates' ndaj Arsenal, gjithçka do vendoset...

Bayerni ia del të barazojë në ‘Emirates’ ndaj Arsenal, gjithçka do vendoset në ‘Allianz Arena’

Arsenal barazoi me shifrat 2-2 përballjen kundër gjermanëve të Bajern Mynihut. Kjo ishte ndeshja e parë e raundit çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Edhe pse shpresat e tifozëve të të dyja palëve prisnin një fitues, nuk ndodhi një gjë e tillë, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Allianz Stadium” të bavarisë.

Saka ishte ai që zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 12-të të lojës, një avantazh që nuk do të zgjaste shumë, sepse do të ishte Gnabri dhe më pas Kejn fal ekzekutimit të një penalltie, ata që do të përmbysnin ndeshjen.

Zëvendësimi i artë i Mikel Artetës, Leandro Trosard arriti të shënojë golin e barazimit për vendasit minutën e 76-të, duke i çuar shifrat në 2-2, shifra që nuk do të ndryshoheshin më deri në bilbilin e fundit të gjyqtarit.Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datën 17 prill.


ARSENAL-BAJERN MYNIH 2-2

Saka ’12, Leandro Trossard ’76 / Gnabry ’18, Kane ’32 (pen)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments