Parashikohej si një finale e parakohshme dhe ashtu ka qenë! Real Madrid dhe Mançester Siti kanë argëtuar të gjithë me një ndeshje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, përballja e tyre e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni.

Sfida filloi me një ritëm të çmendur pasi miqtë shënuan të parët me Bernardo SIlvan, por më pas u përmbysën nga ekipi i Ançelotit falë Kamavinga e Rodrigo, Siti kontrolloi topin dhe tentoi vazhdimisht të gjente rrjetën, ndërsa Reali kundërpërgjigjej me kundërsulme të shpejta.

Në pjesën e dytë, Guardiola ndërroi taktikë, duke shtyrë skuadrën e tij të gjuante nga distanca. Lëvizja ishte e duhura pasi Foden dhe Gvardiol përmbysën shifrat tani në favor të anglezëve.

Por një goditje fluturimthi spektakolare e Valverde vulosi barazimin 3-3 që rezistoi deri në mbyllje të sfidës, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.


REAL MADRID-MANÇESTER SITI 3-3

12′ (ag) Ruben Dias, 14′ Rodrigo, 79′ Valverde /2′ Bernardo Silva, 66′ Foden, 70′ Gvardiol