Friday, April 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBefasi për Kristjan Asllanin, trajneri jep konfirmimin nga Turqia! Ndodh për herë...

Befasi për Kristjan Asllanin, trajneri jep konfirmimin nga Turqia! Ndodh për herë të parë pasi…

Kristjan Asllani është ulur në stol te Beshiktashi për sfidën e sotme. Ndodh për herë të parë, pasi kishte fituar vendin e titullarit. Trajneri Sergen Jalçin nuk e preferon nga fillimi, ndërsa prej orës 19:00 është rezervuar sfida me Antaljaspor.

Ky vendim vjen pas humbjes 1 me 0 ndaj Fenerbahçes ku Asllani luajti si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 67-të. Asllani kishte shtatë javë radhazi, që preferohej nga fillimi.

Kujtojmë se mesfushori i Kombëtares është huazuar nga Interi. Dhe ky vendim shton zërat që Asllani do të kthehet sërish në Itali, pas përfundimit të sezonit.

24-vjeçari nuk u preferua tek Interi gjatë këtij edicioni, që të merrte më tepër minuta në fushën e blertë. Huazimi te Torino rezultoi një dështim, ndërsa mbetet për t’u parë në vazhdim çfarë do ndodhë me Beshiktashin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments