Dzon Delarge nuk do të jetë më pjesë e Egnatias për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Qendërsulmuesi kongolez dhe klubi rrogozhinas kanë zgjidhur me mirëkuptim dhe bashkëpunim kontratën dy-palëshe.
Në fakt, nga sa thuhet, Delarge ka qenë jashtë planeve të trajnerit Shpëtim Duro për pjesën e mbetur të sezonit dhe në këtë mënyrë, ka ardhur largimi në bashkëpunim mes të dy palëve. Në vijim, pritet që të dyja palët të komunikojnë ndarjen e tyre.
Delarge, i afruar tek Egnatia janarin e 2021, fiksoi bilancin e katër golave dhe një assisti në 15-javët e takimeve të luajtura në kampionat me skuadrën rrogozhinase. Në fushë, 32-vjeçari u aktivizua në 12 prej 15-ndeshjeve të luajtura në kampionat, teksa ai rregjistroi në total këtë sezon 855-minuta të luajtura.
Ndërkohë, nuk dihet ende e ardhmja e sulmuesit kongolez, që mund të vazhdojë ende në Shqipëri. Ndoshta, Dzon Delarge mund të jetë një opsion i vlefshëm për Vllazninë në këtë merkato. Megjithatë, çdo gjë mbetet për t’u parë, pasi vendimi u takon drejtuesve të klubit kuqeblu.
Maringlen ZHIVANI