Erling Haaland është një nga zbulimet më të bukura të dy viteve të fundit. Norvegjezi është vetëm 19 vjeç, por po konfirmohet si një goleador i frikshëm.

41 gola ka shënuar këtë sezon me Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke bërë që shumë klube “big” t’i vihen pas.

Elozhet për “gjigantin” viking janë të shumta, por ka edhe nga ata që janë disi skeptikë. Owen Heargreaves, ish-mesfushori i Bayern Munchen, United dhe kombëtares angleze, e vlerëson Haaland në një deklaratë për FourFourTwo, por thekson se nuk ka shanse të luajë te Bayerni.

“Haaland është jashtëzakonisht i aftë dhe i veçantë, por, edhe nëse e blen Bayern Munchen, nuk do ia dilte të luante si titullar, sidomos duke parë mënyrën sesi luajnë bavarezët në këto momente“, deklaron Heargreavs. /abcnews/