HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBegaj nuk stërvitet me ekipin. Gati "divorci" zyrtar me Vllazninë

Begaj nuk stërvitet me ekipin. Gati “divorci” zyrtar me Vllazninë

Tek Vllaznia largimet duket se do fillojnë të bëhen realitet pa u mbyllur ende sezoni. Njëri nga të piketuarit për t’u larguar është edhe vlonjati Halim Begaj. Ai nuk është stërvitur sot me ekipin e Vllaznisë. Ka qenë i pranishëm në stërvitje por ka preferuar që të shikojë shokët e tij të skuadrës. Begaj është një nga tre emrat që tekniku Bushati I ka nxjerrë nga lista e lojtarëve që do të aktivizohen në këto përballje. Megjitahtë vlonjati ndryshe nga Nallbani I cili ka qenë pjesë e stërvitjes  ditën e sotme, ka preferuar që të jetë spektator dhe të mos marrë pjesë në stërvitjen  e skuadrës së tij. Mesa duket vlonjati nuk do të presë përfundimin e sezonit për t’I dhënë lamtumirën ekipit të Vllaznisë. Ai pritet të largohet nga fillimjava tjetër nga skuadra kqueblu.Në fakt, për Begajn ky sezon nuk ka qenë i qetë. I paragjykuar që në mbërritjen e tij në Shkodër për zgjedhjen që kishte bërë trajneri Duro, nuk e pari të lehtë në fushë. Për rrjedhojë, në dhjetor u gjobit nga klubi megjithatë ai pranoi të vazhdonte kontratën deri në fund por edhe kjo nuk ndodhi teksa pritet që të largohet pa u mbyllur mirë sezoni.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments