Skuadra e Adës në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore sot dhe tashmë është vetëm një hap larg shpalljes për herë të tretë kampione e Shqipërisë. Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për javën e 13-të, të parafundit të kampionatit kombëtar, ajo ka patur përballë ekipin tjetër të Shkodrës- pikërisht The Door. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 5-2 për vajzat velipojake të cilët me trepikëshin e marrë sot janë ngjitur në kuotën e 35 pikëve pas 13 javëve kampionat. Me këtë ecuri ata vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në renditje që nga java e parë dhe deri më sot.
Me fitoren e sotme Ada është shkëputur 5 pikë nga ndjekësja e saj më e afërt Juban Danja e cila do ta luajë ndeshjen e saj të rradhës ditën e nesërme në orën 14.00 ndaj Kamzës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Sigurisht që nuk pritet rezultat tjetër veç fitores së ekipit shkodran dhe ngushtimit sërish të distancës në dy pikë me Adën megjithatë kjo e fundit thuajse e ka siguruar titullin kampion. Javën e ardhshme ajo pret në Shkodër në ndeshjen e fundit të kampionatit ekipin e Dardanisë që kurrsesi nuk e ka nivelin e vajzave velipojake dhe në këtë mënyrë, Ada do festojë titullin e tretë kampion rradhazi.
www.shkodrasport.com