Drejtuesit e skuadrës së Erzenit kanë menduar dy emra të njohur për stolin. Bëhet fjalë për dy trajnerë të cilët kanë drejtuar më parë në Superiore, Gentian Begeja si dhe Stavri Nica. Begeja ka qenë në gjysmën e parë të sezonit trajner te Besa e Kavajës, e cila u rendit e dyta në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Kurse Stavri Nica, një emër i njohur, pasi i ka drejtuar disa herë shijakasit në periudha të ndryshme, ka qenë “timonier” te Kastrioti i Krujës.

Nëse nuk do të ketë prapakthehu me Stojkun, me shumë gjasa njëri nga dy durrsakët do të marrë drejtimin e Erzenit që nga dita e nesërme.

Erzeni pret edhe dy sulmues nga merkato dhe me shumë gjasa, në Shijak mund të rikthehet Armand Pasha si dhe ndonjë element tjetër cilësorë. Deri më tani, Mahmutaj, Peqini e Rramilli janë tre afrime cilësore, por nuk do ndalen me kaq shijakasit…/vipsport/