Ne dy ndeshjet e para ka munguar per shkak te nje demtimi, me pas vetem pak minuta ndaj Tiranës ishin fillimi i nje aktivizimi te mevonshem si titullar ne ndeshjen ndaj Teutes por edhe ne te ka rezultuar i pafat.
Mesfushori shkodran Behar Ramadani do te jete i detyruar te pushoje serish ne ndeshjen e ardhshme. Kjo ngaqe ai u ndeshkua me karton te kuq ne takimin e Durresit dhe per rrjedhoje do te jete i detyruar te pushoje ndaj Luftetarit ne takimin e javes tjeter.
Ne pjesen e pare, ai mori kartonin e pare te verdhe si rrjedhoje e pengimit me dashje te nje lojtari kundershtar gjate aksionit. Por ne te dyten do te vinte momenti dramatik.
Ne minuten e 51-te, shkodranet humbasin nje top ne mesfushe dhe ai merret nga shkodrani i Teutes Uendi Vecaj i cili nis vrapin e tij drejt zones shkodrane. Ramadani mundohet te nderhyje per t’i shkeputur topin nga kembet por takat e tij duken te ngritura me lart sesa lejohet dhe per rrjedhoje arbitri Meta nuk e ka toleruar.
Ka vrapuar dhe i ka nxjerre kartonin e dyte te verdhe e me pas edhe te kuqin. Nje vendim qe eshte kundershtuar nga vete lojtari por edhe pjestaret e tjere te ekipit te Vllaznise, por asgje nuk ka ndryshuar.
Ai ka lene skuadren me nje futbollist me pak, por per fat kjo nuk ndikoi ne rezultatin e ndeshjes, megjithate Ramadani do te jete i detyruar te pushoje serish javen tjeter dhe te rikthehet ne javen e gjashte, ne takimin ndaj Skenderbeut.
www.shkodrasport.com