Barazimi 0-0 ne mes Kukesit dhe Vllaznia eshte konsideruar nga shume prej specialisteve te futbollit dhe keshtu mendon edhe njeri prej tyre, Ardi Behari. Duke folur ne “Rubrika Sportive”, ai eshte shprehur ne kete menyre ne lidhje me kete 90 minutesh:

“Pritshmerite per Vllaznine ne ndeshjen ndaj Kukesit ishin te medha, nisur nga paraqitja e mire qe beri nje jave me pare ndaj Erzenit. Por te mos harrojme se kete here ka patur dy mungesa shume te rendesishme, lojtaret e kraheve, Gurishten e Hakajn.

Mungesa e tyre ndikoi direkt ne manovren sulmuese te skuadres. Me trajner, pa trajner, Vllaznia sulmon dhe mungesa e ketyre dy lojtareve kaq te rendesishem per skuadren, pati ndikimin e vet ne lojen e saj kete here.

Por ka edhe nje problem sepse Vllaznia te veshtire ia beri ndeshjen edhe Kukesi i cili per here te pare luajti kete here me nje 4-4-2 ne romb, me Momo qe merrej per te mbyllur çdo rrezik qe mund te vinte me futjen e Latifit ne qender, apo dhe çdo lojtar tjeter qe filtronte me top ne zonen e qendres.

Ne pergjithesi ishte nje ndeshje ku te dy skuadrat u ruajten per te mos humbur, sesa ta fitonin ate. Tani Vllaznia do te prese Tiranen, ne nje klasike qe mund te prodhoje çdo lloj rezultati. Tirana shpeshhere ka fituar ne Shkoder, ashtu siç dhe Vllaznia gjithmone ndaj rivaleve te tilla ka dhene ndeshje te bukura”./SHKODRA-SPORT.COM/