Dritan Mehmeti e mori drejtimin e Partizanit në fillimin e janarit, kur rrugët me ish- trajnerin Ilir Daja ishin ndarë. Dhe pse për herë të parë në drejtimin e të kuqve, Mehmeti nuk ishte emër i panjohur për Partizanin, ku kishte trajnuar më parë ekipin B dhe moshat.

Mehmeti u vendos në krye të “Demave” në javën e 17-të, kur pozicionoheshin të pestët me 7 pikë më pak se Kukësi i vendit të tretë. Dritani me djemtë e tij ka kapur vendin e tretë në pikë të barabarta me Kukësin. Për t’u përmendur është fitorja e thellë në takimin e fundit me verilindorët, ku rezultati u mbyll 5-0.

Zërat për largimin e tij në fund të sezonit, u shtuan në përballjen e fundit me Dinamon të fituar 3-1. Megjithatë ishte vetë presidenti Demi që me një mesazh në studion sportive të “Gol pas Goli” dërgoi:

“Mehmeti është trajneri im”, duke lënë të kuptohet se është brenda pritshmërive dhe nuk janë në kërkim të një trajneri.

Në detyrën e tij Mehmeti duhet të ketë marr dy porosi. E para është Kupa, e cila nuk u realizua pas eleminimit me Vllazninë.

Më pas rrjedhimisht vinte Europa, që tashmë duket të ketë mbetur objektiv i arritshëm vetëm nga kampionati. Pesë ndeshjet e mbetura janë decizive për Dritan Mehmetin që i duhet të fitojë në ndeshjen e së martës me Kukësin, për të hapur rrugën drejt Europës.