Lojtarët e Zvicrës u përfshin në një të ashtuquajtur festim politik por tani “rasti është mbyllur” thotë zëvendës kapiteni i Zvicrës, Valon Behrami.

Behrami ka thënë se ai dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares se Zvicrës kanë folur pas ndeshjes kundër Serbisë, gjatë të cilës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bën më duar shqiponjën dy krenare si pjesë e festimit të golave.

Ky gjest që bëhet për ta bërë me duar flamurin e Shqipërisë, shkaktojë tension në rajon pasi që konsiderohet ofendues për shumë serbë.

Behrami është njëri nga lojtarët e Zvicrës që është shqiptarë nga Kosova, një vend që u deklarua i pavarur por nuk njihet nga Serbia, nuk i ka kritikuar Xhakën dhe Shaqirin, që po ashtu kanë trashëgimi të njëjtë shqiptare, trasmeton GazetaEpress.

Të dy lojtarët u dënuan dhe u suspenduan nga FIFA sepse thyen rregullat duke bërë një llojë deklarate politike në fushë por ata u dënuan vetëm më para, më 10 000 franga saktësisht.

Kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner, po ashtu është dënuar më 5000 franga pasi kishte bërë këtë simbol, edhe pse ai nuk është shqiptar.

Behrami ka thënë se problemi është i komplikuar “që shkon thellë e më thellë” dhe “duhet më shumë kohë” për ta diskutuar në tërësi.

Skuadra pritet që të përballet në ndeshjen e saj të fundit në grupe kundër Kosta Rikës të mërkurën dhe se tani ai nuk dëshiron të flet për këtë gjë.

“Natyrisht ne jemi të lumtur që asnjëri nga ne nuk u suspendua”, tha ai, duke shtuar se në lidhje me këtë festë në fitoren kundër Serbisë se “nuk do të ndodh sepse ndeshja e radhës nuk është aq speciale sikurse ajo e para”.

“Ndoshta ata do të festojnë me këtë gjë me klubin e tyre”, vazhdoi Behrami. “Por nuk do të ndodh më në Botëror”.

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic nuk i është adresuar kësaj situate direkt.

Kur është pyetur nëse ai ka folur më lojtarët e tij për t’i shmangur kët gjëra që mos të përballen më dënime tjera nga FIFA, Petkovic tha:

“Çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, tha ai. “Tani, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mësojmë nga ato”.