Ballafaqimi i neserm ne mes Teutes dhe Vllaznise ne “Niko Dovana” konsiderohet si shansi i fundit i durrsakeve per te hyre ne pretendimet e tyre per titullin kampion e po ashtu eshte edhe mundesia e fundit ndoshta e shkodraneve per t’iu rikthyer lojerave te mira dhe rezultateve pozitive.
Klima per momentin duket me e mire ne rradhet e skuadres qe drejtohet nga trajneri shkodran Edi Martini, por ne Shkoder mezi presin momentin per te treguar serish se nuk jane thjesht surpriza e ketij kampionati.
Ne rradhet e tifozeve kuqeblu ka shume besim se skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç do beje nje loje te mire neser dhe kete do ta shoqeroje edhe me nje rezultat pozitiv.
I ketij mendimi eshte edhe ish- futbollisti i saj Skerdi Bejzade. Ai si gjithnje eshte aktiv ne ndjekjen e diskutimeve rreth Vllaznise dhe nuk mungon edhe te komentoje bashke me ta.
Ne nje komunikim te tille ne faqet e “Shkodra Sport” ai i eshte pergjigjur nje lexuesi te saj ne kete menyre per ndeshjen e neserme ndaj Teutes: “Shihe te merkuren se aty do behet kthesa. Vllaznia nuk humb ne Durres, kete ke per ta pare”.