Kater ndeshje, kater fitore per Vllaznine ne pergatitoren e Austrise. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 6-0 ndaj ekipit austriak ASV Oven Binder Splash. Nje fitore kjo e lehte, e arritur qe ne pjesen e pare te kesaj miqesoreje.

Në minutën e 6-të, Çoba është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh. Atë e mori përsipër për ta ekzekutuar kapiteni Gurishta por topi ka goditur traversën dhe nuk ka përfunduar në rrjetë.

Në minutën e 10-të ndërkohë do të ishte rradha e Krujës për të shënuar por edhe këtë herë kuqeblutë nuk i janë gëzuar golit sepse ai do të anullohej për pozicion jashtë loje. Megjithatë shumë shpejt Vllaznia do të shënonte.

Madje tre gola njëri pas tjetrit, fillimisht me Aralicën ne minuten e 11-te, më pas me Çobën ne minuten e 15-te. I treti ndërkohë do të kishte per autor Heriç që gjuajti bukur me të majtën në formë parabole duke e dërguar topin në rrjetë ne minuten e 20-te. Ne minuten e 34-te do te kishte vend edhe per nje gol te katert me autor Jonuzin. Ne minutat 39 e 42 do te shenonte edhe Kruja golin e peste dhe te gjashte

Ne pjesen e dyte trajneri Josa ka aktivizuar edhe lojtaret e tjere por nderkohe nuk ka patur gola te tjere dhe ne kete menyre, i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat 6-0 per kuqeblute. Kjo ishte miqesorja e katert dhe e fundit e saj ne Austri, nderkohe qe neser ekipi do te niset drejt Shqiperise.