Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh te thelle pjesen e pare te ndeshjes miqesore ndaj ekipit austriak ASV Oven Binder Splash. Kuqeblute kane triumfuar me rezultatin e paster 6-0 ndaj ketij kundershtari relayivisht te dobet. Shenues per kuqeblute ne kete pjese kane qene Aralica, Çoba, Heriç dhe Jonuzi, por ne pjesen e dyte me siguri qe do te kete edhe gola te tjere.

Formacioni i Vllaznisë në pjesën e parë të kësaj miqësoreje ishte ky: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Çoba, Kruja, Aralica.

Në minutën e 6-të, Çoba është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh. Atë e mori përsipër për ta ekzekutuar kapiteni Gurishta por topi ka goditur traversën dhe nuk ka përfunduar në rrjetë.

Në minutën e 10-të ndërkohë do të ishte rradha e Krujës për të shënuar por edhe këtë herë kuqeblutë nuk i janë gëzuar golit sepse ai do të anullohej për pozicion jashtë loje. Megjithatë shumë shpejt Vllaznia do të shënonte.

Madje tre gola njëri pas tjetrit, fillimisht me Aralicën ne minuten e 11-te, më pas me Çobën ne minuten e 15-te. I treti ndërkohë do të kishte per autor Heriç që gjuajti bukur me të majtën në formë parabole duke e dërguar topin në rrjetë ne minuten e 20-te. Ne minuten e 34-te do te kishte vend edhe per nje gol te katert me autor Jonuzin. Ne minutat 39 e 42 do te shenonte edhe Kruja golin e peste dhe te gjashte

Vllaznia ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe ka patur edhe mundesi te tjera shenimi, por gjithsesi pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 6-0 per te. Kjo eshte miqesorja e katert dhe e fundit e saj ne Austri, nderkohe qe neser ekipi do te niset drejt Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/