I ftuar në rubrikën e Star Sport mbrëmë ishte edhe ish-kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika. Ish-mesfushori komentoi për ndeshjen e fundit të kuqebluve dhe pritshmëritë e tij për ndeshjen e rradhës kundër Skënderbeut.

Lika tha: “ Ndeshja me Partizanin duke parë mënyrën si shkoi, nxorri një rezultat të drejtë. Vllaznia po dominonte kundër të kuqve, deri në momentin që u ndëshkua me karton të kuq Hakaj.

Aty mori një drejtim tjetër ndeshja. Nuk dua ta vë barrën e barazimit tek Hakaj, por edhe tek loja që zhvilloi skuadra në momentin kur ngeli me 10 lojtarë.

Pashë futbollistë që nuk po sakrifikonin në momentin kur skuadra ishte në inferioritet numerik. Nëse me 11 kundër 11 do japësh 100%, në momentin kur skuadra është me një lojtar më pak, futbollistët duhet të japin 120-130 %. Ky shpirt sakrifice mungoi.

Ndeshja e rradhës kundër Skënderbeut ? Do jetë e vështirë pasi edhe korçarët duan pikë për mbijetesën. Parashikoj se Vllaznia do fitojë me rezultatin 0-1 dhe uroj që të shënojë Aralica, në mënyrë që edhe ai të zhbllokohet”.

Endri ÇINARI