Nje tjeter emer shqiptar po spikat ne futbollin italian. Kete here e kemi fjalen per Armando Miculin, 20 vjeçarin e lindur ne Legnano por qe eshte me origjine nga Sterbeqi i Malesise se Madhe.

I datelindjes 03.06.2001, ai ka nje gjatesi trupore 1.80 metra dhe luan ne rolin e mbrojtesit te majte me ekipin AlbinoLeffe qe militon ne Seria C te futbollit italian.

Armando ka nje pergatitje shume te mire fizike dhe teknike. Ai eshte aktivizuar si mbrojtes i krahut te majte tek ekipi i te rriturve ALBINOLEFFE. Ka luajtur te gjitha ndeshjet e deritanishme. Ka patur nje demtim te lehte ne ndeshjet e fundit, por pritet te filloi perseri keto dite sipas informacionit qe morem.

Veme ne dukje se ka luajtur 120 minuta per eleminatoret e kupes kunder Trentos dhe ka shenuar golin e 11-te metershit te fundit duke kaluar ne turin tjeter skuadren e tij.

Ka nje karakteristike te vecante ne luften ne goditje e topit me koke. Per kete ai eshte cilesuar nje nga lojtaret me te forte né lojen ne ajer. Per lexuesit, nje kujtese: eshte djali i Nosh Miculit nga Sterbeqi, Koplik Malesi e Madhe.

Mosha e tij e re dhe cilesite e tij padyshim qe do ta bejne kete djale qe te ngjise gradualisht shkallet e karrieres dhe me shume siguri, shpejt do ta shohim ne kategori me te larta ne futbollin italian.
Pergatiti: Engjell Gjolaj
Rome- Itali