Shumica e vendit tonë është pushtuar nga reshjet e shiut ditët e fundit dhe ditën e sotme, shumë ndeshje nuk janë luajtur si pasojë e mbulimit të fushave nga shiu i rënë.

Kështu, në mes takimeve që nuk janë zhvilluar për Kategorinë e Dytë, është edhe ndeshja Gramshi-Veleçiku. Në fakt, ekipi i Veleçikut kishte udhëtuar që një natë më parë drejt Gramshit për të luajtur ndeshjen e sotme, por është menduar që ky takim të anullohet, për t’u zhvilluar në një ditë tjetër.

Kështu kushtet atmosferike, shtyjnë edhe një javë më tej kampionatin e Kategorisë së Dytë dhe kjo i ka prishur jo pak punë skuadrës koplikase.

Kujtojmë se, Veleçiku renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, me 41 pikë. Ndërkohë që, ndeshjen e rradhës do ta luajë në Koplik ndaj një kundërshtari direkt, siç është Oriku.
Maringlen ZHIVANI