Ditën e sotme, janë luajtur shtatë sfidat e Kategorisë së Parë, në kuadër të javës së 25-t. Kështu, Besëlidhja mposhti në shtëpi Maliqin me rezultatin 4-1. Golat e vëllezërve Redon dhe Ruben Danaj ishin vendimtarë në fitoren e thellë, për t’i dhënë tre pikë vendasve.

Një fitore shumë e rëndësishme dhe po ashtu e bukur kjo për Besëlidhjen, duke e bërë tashmë situatën tepër interesante sa i përket vendeve të mesit të renditjes, për t’u futur në gjashtë ekipet më të mira.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Besëlidhjen, ndërsa duhet thënë se pas daljes me karton të kuq të Rezhdës, ekipi i Maliqit pësoi një shthurje, duke pësuar dy gola të shpejtë edhe në pjesën e dytë.

Po ashtu, duhet theksuar se edhe lezhjanët mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të sulmuesit të tyre, Ruben Danaj, më konkretisht, në minutën e 59-të. Përfundimisht, ndeshja u mbyll në favor të Besëlidhjes me shifrat 4-0.

Me këtë fitore, lezhjanët e drejtuar nga trajneri Alban Bruka shkojnë në kuotën e 35 pikëve, duke u rreshtuar në vend të tetë pas Burrelit dhe tashmë e sheh vendin e gjashtë tre pikë larg. Ndeshjen e rradhës, Besëlidhja do ta luajë në Pukë ndaj Tërbunit.
Maringlen ZHIVANI