Vllaznia ka vijuar diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate ndaj Kastriotit qe do te luhet pasditen e se henes ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ajo qe bie ne sy ka qene prania e te gjithe futbollisteve ne kete seance, perfshi ketu edhe ate te kapitenit Erdenis Gurishta qe nuk luan prej disa javesh per shkak te nje demtimi.
Megjithate, burime prane skuadres bejne te ditur se ende nuk ka asnje vendim perfundimtar per fatin e ketij lojtari nese do te luaje pas dy ditesh apo jo.
Mjeket duken shume te matur ne dhenien e nje vendimi perfundimtar dhe me shume mundesi, do ta lene pushim edhe ne kete ndeshje sepse nuk duan te rrezikojne me te.
Fakti qe tashme kontigjenti eshte me i plote, ben qe stafi teknik te mos kete “dhimbje koke” per ndertimin e formacionit dhe prandaj me shume mundesi nuk do te nguten me aktivizimin e Gurishtes sepse kjo mund te krijonte probleme edhe me te medha./SHKODRA-SPORT.COM/