Është sensacionale ajo që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 4-1 nga Bayern Munich në fushën e Freiburg: në fakt, në minutën e 86-të, edhe pse u zëvendësua, Coman preku sërish topin, arbitri Christian Dingert e vuri re dhe për këtë arsye ai u konsultua me VAR për të verifikuar çdo parregullsi.

Bavarezët në fakt luajtën me 12 futbolliste për rreth 30 sekonda, siç mund të shihet qartë në foton e artikullit! Thelbi tani është interpretimi i rregullores për të kuptuar se kujt t’i atribuohet gabimi: nëse, siç thotë shtypi gjerman, do të konfigurohej një sjellje e pakujdesshme e pankinës së Bayernit, humbja në tavolinë do të ishte e sigurt për skuadrën e Nagelsmann.

Nga ana tjetër, nëse do të ishte një gabim teknik i gjyqtarit Dingert, ndeshja duhet të përsëritet nga fillimi, sikur të mos ishte luajtur kurrë. Rregullorja e Bundesligës, në nenin 17, paragrafi 4, thotë:

“Nëse një lojtar luan një lojë ose një pjesë të saj pa u kualifikuar, skuadra që përdori atletin duhet të sanksionohet me 2-0 në tavolinë, përveç nëse Ndeshja përfundon përpara se gjyqtari të kuptojë papërshtatshmërinë e lojtarit”

Kujtojme qe kjo do te ishte e rralle ne fakt dhe e padegjuar ne keto dekadat e fundit. Do te pritet se si do te shenohet ne raportin e arbitrave, por kjo mund te rihapte kampionatin totalisht me Dortmund qe ndodhet direkt mbrapa.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme per javen e 28-të të Bundesligës: Bayern Munich falënderon Goretzka-n e kthyer (mungonte që nga dhjetori për shkak të lëndimit), Gnabry, Coman dhe Sabitzer dhe mposhti Freiburg 4-1 jashte fushe./telesport/