Kukesi barazoi sot 0-0 ndaj Tiranes dhe per momentin diferenca e tij me Vllaznine e vendit te katert qe mund t’i rrezikoje zonen europiane, ka shkuar ne 5 pike. Por kuptohet qe shkodranet kane nje ndeshje me pak te luajtur, ate te se henes ndaj Kastriotit dhe ne rast fitoreje, ajo do te ngushtohej ne 2 pike.

Me kete diference gjithçka eshte e hapur per vendin e trete, kur dihet qe ne fazen e fundit te kampionatit, Vllaznia do ta prese Kukesin ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Megjithate kur kane mbetur edhe 9 jave deri ne fund, trajneri i ekipit kukesian nuk e llogarit fare afrimin e Vllaznise dhe rrezikimin prej saj te vendit te trete.

Pas ndeshjes se sotme ne lidhje me kete çeshtje, ai eshte shprehur: “Vllaznia po afrohet? Jam i sigurt se ne do të dalim në vendin e tretë, nuk shoh rrezik prej saj”./SHKODRA-SPORT.COM/