Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Kam lindur në Athinë, por...', Mario Mitaj: Jam patriot i atdheut tim,...

‘Kam lindur në Athinë, por…’, Mario Mitaj: Jam patriot i atdheut tim, Shqipërisë

Në një prononcim të shkurtër për mediat, mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj, ka folur për qasjen me Greqinë dhe lidhjen e ngushtë që gëzon me atdheun, Shqipërinë.

Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur atje nuk më bën grek. E dua atë vend për mundësitë që i dha familjes sime.

Por e dua edhe më shumë Shqipërinë time. Jam patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin dhe flas shqip, ndiej një ndjenjë krenarie”, ishin fjalët e Mitaj.

Mbrojtësi 23-vjeçar vetëm para disa ditësh është bashkuar me Genoa në Serie A, aty do ku vazhdojë rritjen profesionale, pas aventurës te Al-Ittihad.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments