Thursday, August 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREUEFA merr vendimin e rëndësishëm pak orë para ndeshjes Egnatia - Shamrock...

UEFA merr vendimin e rëndësishëm pak orë para ndeshjes Egnatia – Shamrock Rovers

Prej orës 21:00, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Egnatia – Shamrock Rovers (stadiumi “Arena Egnatia”), raundi i 3-të në Europa League.

Vetëm pak orë para sfidës, UEFA ka pranuar kërkesën e klubit irlandez që të ketë “Hydration Break” gjatë ndeshjes, pra pushim për hidratim.

Klubi i Shamrock e ka kërkuar diçka të tillë për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë, ndryshe nga sa janë mësuar në Ishull.

“Hydration Break” u prezantua gjerësisht në Kupën e Botës 2026, ku ishte prezentë në çdo ndeshje, edhe pse u kontestua në masë për shkak të vonesës së madhe. Madje kjo “skemë”, u përfol për komercialitet, se sa freskimin e lojtarëve.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments